Martinez dënohet për “sjellje ofenduese”

Futboll

Martinez dënohet për “sjellje ofenduese”

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 12:20
Emiliano Martinez

Portieri i Aston Villës, Emiliano Martinez do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Argjentinës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Kjo pasi ai u dënua nga FIFA për “sjellje ofenduese”.

Ky dënim vjen pas dy incidenteve të ndodhura në ndeshjet ndaj Kilit dhe Kolumbisë këtë muaj.

Martinez e përsëriti festimin e tij të famshëm të Kupës së Botës 2022, derisa kësaj here mbante në duar një trofe “fake” të Copa America, pas fitores ndaj Kilit 3-0 më 6 shtator.

Më 10 shtator, Martinez e goditi me doreza kamerën, pasi kameramani i afrohej pas humbjes 2-1 nga Kolumbia.

Federata e Futbollit e Argjentinës ka thënë se nuk pajtohet me këto sanksione, po pranoi që Martinez është përgjegjës për veprimet e tij.

Ai do t’i humbasë ndeshjet ndaj Venezuelës dhe Bolivisë në tetor.

Martinez fitoi “Dorezën e Artë” në Kupën e Botës të vitit 2022, trofe të cilit e vendosi në pjesën mes barkut dhe kofshëve, mbi zonën intime të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat