Xhiroja e shtatë e elitës së futbollit kosovar ka nisur këtë të premte, me fitoren e Llapit ndaj Suharekës.
Sot do të luhen edhe dy ndeshje të tjera, njëra në Suharekë e tjetra në Klinë.
Në Suharekë, Ballkani do të ketë punë me Ferizajn, teksa Drita i shkon Dukagjinit.
Në “18 Qershori”, Drita do të paraqitet pas fitores së madhe në derbi ndaj Ballkanit.
Në anën tjetër, Dukagjini i Ismet Munishit humbi thellë ndaj Prishtinës në Hajvali.
Ndërkohë, kjo do të jetë përballja e parë mes Dukagjinit e Dritës për edicionin e ri në Superligë.
Deri më tash, në historinë e kësaj përballje, Dukagjini e Drita janë përballur 18 herë në të gjitha kompeticionet.
Drita ka 10 fitore, ndërsa Dukagjini vetëm dy sosh. 6 ndeshje të tjera janë mbyllur baras.
Për momentin, skuadra nga Gjilani zë vendin e gjashtë në tabelë me 9 pikë, tri më shumë se Dukagjini në vendin e shtatë.
Drita po ashtu ka edhe dy ndeshje më pak, të cilat nuk i luajti me kohë, shkaku i angazhimeve në Europë.