Duke nisur nga ora 18:30, Bajern Mynih dhe Leverkusen do të zbresin në “Allianz Arena”, kryendeshja e javës së 5-të në Bundesligës. Pikërisht kampionët do të luajnë ndeshjen e parë direkte për titullin e ligës kundër Bajernit të Vinsent Kompanisë.
Një takim i vështirë që “Aspirinat” e Ksabi Alonso, ku do të duelojnë edhe brenda “mureve” të rivalëve, për të cilën ka folur edhe Granit Xhaka në intervistën dhënë mikrofonave të “Sky Sports DE”.
“Ky është një rival Champions-i. Kështu na tha trajneri sot. Sigurisht që ne e dimë sesa potencial kanë bavarezët dhe çfarë idesh të reja do të sjellë trajneri Vinsent Kompani në lojën e tyre. Ne kemi analizuar stilin e kundërshtarit, sigurisht, dhe ju tashmë mund të shihni se shumë gjëra po funksionojnë shumë mirë tek ata”.
“Nuk është domosdoshmërisht më i madh, por i ndryshëm. Kur bëhesh kampion dhe fitues i kupave, presioni nga ana jonë padyshim duhet të jetë pak më i lartë, por kam ndjenjën se ne mund ta përballojmë presionin mirë dhe kemi përvojën për ta bërë këtë. Edhe të rinjtë po ecin shumë mirë.
Një ndeshje në Mynih kundër Bajernit është gjithmonë diçka e veçantë dhe ne mezi presim ta luajmë atë”, tha Xhaka.