Lautaro vetëm duhet të zhbllokohet

Futboll

Lautaro vetëm duhet të zhbllokohet

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 12:57
Lautaro

“Goli djema, goli është gjithçka për ne sulmuesit.

Unë e di se çfarë do të thotë të kalosh një moment si ai që po përjeton Lautaro. Kur nuk shënon, porta të duket gjithnjë e më e vogël. Vuan dy herë më shumë si sulmues.

Vetëm i duhet të zhbllokohet, pastaj do ta shihni që nuk do të ndalet më”. Kështu nis intervista e Alessandro Altobelli për “Gazzetta dello Sport”, në lidhje me momentin e vështirë që po kalon sulmuesi argjentinas, kapiteni i Interit.

Ish-sulmuesi i zikaltërve vazhdon: “Lautaro nuk duket fizikisht në maksimumin e tij, kjo është e qartë për të gjithë. Sidoqoftë, unë isha në stadium për derbin dhe e pashë duke punuar shumë, i dha asistencë Dimarco-s. Më shumë se forma, Lautaros i mungon zgjedhja e duhur para portës. Pas golit të parë gjendja e tij do të përmirësohet papritur”.

Inzaghi megjithatë këmbëngul në sulm me “ThuLa”. “Është e drejtë të fokusohet tek ata, – thotë ‘Spillo’, – e gjejnë njëri-tjetrin me sy mbyllur këtë. Elementët e duhur të sulmit janë atje. Këtu kam parasysh Taremi, i cili është një qendërsulmues i fortë, i kompletuar dhe punon për skuadrën. Ndoshta ka ardhur koha t’i japin atij më shumë hapësirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat