Java e gjashtë në Premier Leaguen angleze nisë sot në “St. James’ Park”.
Me fillim nga ora 13:30, Newcastle United e Manchester City do të përballen me njëri-tjetrin.
Për këtë takim, dy trajnerët kanë vendosur 11-shet e tyre startuese.
Newcastle do të ketë një mungese të madhe, pasi Alexander Isak nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme, shkaku i një lëndimi të kyçit.
Ndërkohë, Guardiola s’mund të llogarisë në Rodrin, i cili e ka humbur sezonin, pasi ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë.
Formacionet zyrtare:
Newcastle XI: Pope; Trippier, Schar, Burn, Hall; Joelinton, Guimaraes, Tonali; Gordon, Murphy, Barnes.
Man City XI: Ederson; Walker, Dias, Akanji, Gvardiol; Kovacic, Lewis, Gundogan; Silva, Haaland, Grealish.