Manchester City i shkon Newcastlet, publikohen 11-shet e trajnerëve

Futboll

Manchester City i shkon Newcastlet, publikohen 11-shet e trajnerëve

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 12:59
Walker

Java e gjashtë në Premier Leaguen angleze nisë sot në “St. James’ Park”.

Me fillim nga ora 13:30, Newcastle United e Manchester City do të përballen me njëri-tjetrin.

Për këtë takim, dy trajnerët kanë vendosur 11-shet e tyre startuese.

Newcastle do të ketë një mungese të madhe, pasi Alexander Isak nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme, shkaku i një lëndimi të kyçit.

Ndërkohë, Guardiola s’mund të llogarisë në Rodrin, i cili e ka humbur sezonin, pasi ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë.

Formacionet zyrtare:

Newcastle XI: Pope; Trippier, Schar, Burn, Hall; Joelinton, Guimaraes, Tonali; Gordon, Murphy, Barnes. 

Man City XI: Ederson; Walker, Dias, Akanji, Gvardiol; Kovacic, Lewis, Gundogan; Silva, Haaland, Grealish. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat