Spikasin duelet Kukësi – Korabi dhe Apolonia – Besa

Futboll

Spikasin duelet Kukësi – Korabi dhe Apolonia – Besa

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 13:08
Ndeshjet

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës ditën e sotme, takime që janë të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit. Duele mjaft të rëndësishme do të luhen në orën 16:00.

10 ekipe do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e 3 pikëve të kësaj jave.

Vëmendjen më të madhe do ta marrin përballjet Apolonia – Besa dhe Kukësi – Korabi. 

Skuadra e Mirel Josës do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat për të mbajtur vendin e parë në tabelë, ndërkohë fierakët ndodhen në zonën e ftohtë dhe në shtëpi nuk duan hala fals.

Nga ana tjetër Kukësi pas fitores ndaj Valbonës do të synojë vazhdimësinë, teksa përballë gjen Korabin që ndodhen në pjesën e fundit të klasifikimit. Duek “kokë më kokë” mes dy ekipeve pëe fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat