Duka: Reagimet janë emocionale, ja benefitet që merr Shqipëria

Futboll

Duka: Reagimet janë emocionale, ja benefitet që merr Shqipëria

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 13:16
Ceferin e Duka

Shqipëria është pranë zyrtarizimit të një bashkëpunimi me Serbinë për organizimin e Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027, një event i rëndësishëm, por ngritur edhe shumë reagime. Për “TV KLAN”, Armand Duka, kreu i FSHF-së, ka folur në lidhje me këtë organizim:

“E para benefit sportiv është që ekipi ynë i U21 është pjesë e finaleve të Europianit, por edhe infrastruktura sportive në Shqipëri ndryshon. Është një benefit tjetër.

Bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë i jep një shans më shumë për ta pasur këtë kampionat në Shqipëri sepse merret si një mesazh përtej sportit. Padyshim që ka opinione negative pse ne me Serbinë.

Padyshim janë ndonjëherë edhe të arsyeshme ndonjëherë edhe emocionale, por ne duhet të mendojmë dhe tejkalojmë këto. Kush më mirë se futbolli mund të japë mesazhe paqeje, solidariteti dhe bashkëpunimi”, tha Duka.

BOTËRORI- Armand Duka foli gjithashtu edhe për synimet e Kombëtares A, ku “lufta” është për tu kualifikuar në Botërorin e vitit 2026: “Do luftojmë me top futbolli për të arritur në Kampionatin Botëror që Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë. E përsëris që mbetet një objektiv i vështirë, për t’u kthyer në rikonfirmimin e Silvinjos dhe stafit të tij padyshim që ka qenë fryt i punës së tij, stafit, përkushtimit të tij dhe rezultatit. Në fund të fundit ishte e natyrshme që duhej të vazhdonin bashkë. Nuk mund të ndërpritet një marrëdhënie suksesi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat