Manchester City është gati të hidhet në sulm

Futboll

Manchester City është gati të hidhet në sulm

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 13:45
Samuele Ricci

Manchester City është gati të hidhet në sulm për Samuele Ricci, “regjisorin” e Torinos dhe kombëtares së drejtuar nga Spalletti, në përpjekje për të rregulluar sezonin e kushtëzuar nga dëmtimi i rëndë i Rodri. Ky i fundit është lojtar kyç në futbollin e Pep Guardiolës.

Sipas raportimeve të “The Guardian”, lojtari 23-vjeçar i “granatave” shihet nga Guardiola si zëvendësuesi ideal për “kullën e regjisë” së mesfushës së tij. Për më tepër, Ricci mund të luajë pozicione të shumta në mesfushë, do të ishte perfekt për të mbuluar role të ndryshme në një sektor vendimtar.

Operacioni, i cili sipas anglezëve do të përfundonte në merkaton e janarit, nuk duket shumë i thjeshtë. “La Stampa” shkruan se Ricci tashmë e ka katërfishuar vlerën e tij (nga 10 milionë euro, çmimi i paguar nga Torino, ka arritur në 35, me mundësinë për 40 milionë euro në fund të sezonit) dhe është e komplikuar të mendosh se City, tashmë në telashe për shkak të gjyqeve të lidhura me shkeljet e “fair play financiar”, mund t’i shpenzojë ato shuma.

Për më tepër, Torino, i cili shpërtheu zemërimin e tifozëve të saj duke shitur Buongiorno dhe Bellanova, vështirë se do ta privonte veten nga një lojtar kaq i rëndësishëm në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat