Kosova e Dusseldorfit është e përgatitur në çdo aspekt për sfidën e radhës përkatësisht javën e shtatë në Landesliga.
Skuadra kuqezi kërkon fitoren e radhës dhe të përforcojë kreun e tabelës, ku aktualisht ka 19 pikë.
“Klubi ynë do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër VfR Fischeln, e cila do të luhet nesër, me fillim nga ora 15:30.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në adresen: Kölner Str. 368A, 47807 Krefeld, dhe premton të jetë një përballje e fortë në kërkim të tre pikëve të radhës.
Pas një fitoreje bindëse 3-0 në ndeshjen e fundit, skuadra është e motivuar të vazhdojë serinë pozitive dhe të sigurojë një tjetër rezultat të shkëlqyer. Ekipi ka nevojë për mbështetjen tuaj në këtë sfidë të rëndësishme si mysafir.
Mos e humbisni! Bashkë drejt fitores!”, ka njoftuar FC Kosova.