Legjenda e futbollit të Kosovës, Xhevdet Muriqi, e përcjell me vëmendje futbollin e Kosovës.
Xhevdet Muriqi tha se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjithmonë i ka nderuar vëllezërit Muriqi.
“Falënderoj presidentin e FFK-së, Agim Ademi, që mu dhe vëllaun tim Fadilin, gjithmonë na ka mirëpritur dhe nderuar.
E falënderoj për disa takime që kemi pas dhe mikpritjen që na ka kushtuar neve.
Njëherit i uroj suksese në udhëheqjen e Federatës dhe përkushtimin që ka bërë për futbollin tonë, meriton komplimente”, thotë Xhevdet Muriqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.