Xhevdet Muriqi ka dy fjalë për Agim Ademin

Futboll

Xhevdet Muriqi ka dy fjalë për Agim Ademin

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2024 Në ora: 14:34
Agim Ademi e Xhevdet Muriqi

Legjenda e futbollit të Kosovës, Xhevdet Muriqi, e përcjell me vëmendje futbollin e Kosovës.

Xhevdet Muriqi tha se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjithmonë i ka nderuar vëllezërit Muriqi.

“Falënderoj presidentin e FFK-së, Agim Ademi, që mu dhe vëllaun tim Fadilin, gjithmonë na ka mirëpritur dhe nderuar.

E falënderoj për disa takime që kemi pas dhe mikpritjen që na ka kushtuar neve.

Njëherit i uroj suksese në udhëheqjen e Federatës dhe përkushtimin që ka bërë për futbollin tonë, meriton komplimente”, thotë Xhevdet Muriqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat