Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Laçi-Teuta

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Laçi-Teuta

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 15:01
Lojtarët e Teutës

Laçi dhe Teuta përballen sot në një ndeshje e cila është shumë delikate sidomos sa i përket luftës për mbijetesën në Superiore.

Kurbinasit nuk kanë gjetur fitoren në 6 javët e para dhe janë në krizë të plotë rezultatesh që i kanë lënë në fundin e tabelës së klasifikimit. Ndërsa Teuta, edhe pse e ka nisur edicionin me ambicie, nuk ka arritur të bashkohet me grupin që lufton për katërshen e parë dhe rrezikon edhe ajo të përfshihet në vorbullën e mbijetesës.

Sfida e sotme zhvillohet në një stadium të boshatisur, pasi Laçi është dënuar të luajë ndeshjen pa tifozë për shkak të incidenteve që ndodhën në ndeshjen e fundit në këtë impiant përballë Partizanit.

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Kurti, Opeh, Prodani, Papa, Manellari, Kryeziu, Tresa, Melo, Traore.
Trajner: Armando Cungu

TEUTA: Tafas, Kruja, Simeu, Kotobelli, A.Peposhi, Beqja, Lloci, E.Vila, E. Peposhi, Toma, Nasr.
Trajner: Edi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat