Drita e Gjilanit ka importuar tre pikë të rëndësishme nga stadiumi “18 Qershori” në Klinë.
Skuadra e Dritës ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Dukagjinit.
Drita ka festuar në Klinë e Dukagjini ka dëshpëruar.
Futbollisti Kastriot Selmani ka realizuar në minutën e 77-të. Goditja e tij ka përfunduar në këndin e poshtëm të djathtë.
Mbrojtja e Dukagjinit brenda 16-shit nuk e bllokoi si duhet Selmanin që iu kushtoi shtrenjtë.
Në minutën e 87-të, Blerim Krasniqi realizoi për 0:2.
Drita renditet në vend të pestë me 12 pikë (dy ndeshje më pak) e Dukagjini zë të shtatin me 6 sosh.