Drita feston në Klinë, Dukagjini dëshpëron

Futboll

Drita feston në Klinë, Dukagjini dëshpëron

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2024 Në ora: 16:50
Drita

Drita e Gjilanit ka importuar tre pikë të rëndësishme nga stadiumi “18 Qershori” në Klinë.

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Dukagjinit.

Drita ka festuar në Klinë e Dukagjini ka dëshpëruar.

Futbollisti Kastriot Selmani ka realizuar në minutën e 77-të. Goditja e tij ka përfunduar në këndin e poshtëm të djathtë.

Mbrojtja e Dukagjinit brenda 16-shit nuk e bllokoi si duhet Selmanin që iu kushtoi shtrenjtë.

Në minutën e 87-të, Blerim Krasniqi realizoi për 0:2.

Drita renditet në vend të pestë me 12 pikë (dy ndeshje më pak) e Dukagjini zë të shtatin me 6 sosh. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat