Ballkani i Therandës me lehtësi ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti i kampionit në fuqi, Giovanni, ka shënuar sueorgol me gërshërë në minutën e 50-të.
Për ferizajasit është humbja e pestë rresht dhe aktualisht renditet në vend të 9-të me vetëm 4 pikë të mbledhura.
Në minutën e 43-të, Gligorov i Ferizajt, dështoi nga penalltia, duke gjuajtur jashtë portës.
Golat i realizuan Giovanni (37’ e 50’), Sunday (10’e 68’).
Ballkani kryeson me 13 pikë të mbledhura, sa ka edhe Llapi, Malisheva e Suhareka në pozitën e dytë, tre dhe katërt.