Interi harron humbjen në derbin e Milanos, fiton mes 5 golave

Futboll

Interi harron humbjen në derbin e Milanos, fiton mes 5 golave

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 17:04
Lautaro Martinez

Inter ka fituar 2 :3 në transfertën e Udinezes. Kështu zikaltërit lënë pas humbjen në derbin e Milanos.

Ishte Fratezi që hapi rrugën e rrjetës për zikaltërit që në minutën e parë të takimit.

Dhe pse gjithçka dukej e lehtë në fillim, vendasit barazuan. Ishte Lautaro Martinez që u kujdes për t’i dërguar zikaltërit në avantazh drejt dhomave të zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi me gol po nga Lautaro, që plotësoi dopietën personale. Udineze shënoi golin e dytë pak minuta para fundit të takimit, teksa nuk ia doli të marrë pikë në sfidën e Seria A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat