Inter ka fituar 2 :3 në transfertën e Udinezes. Kështu zikaltërit lënë pas humbjen në derbin e Milanos.
Ishte Fratezi që hapi rrugën e rrjetës për zikaltërit që në minutën e parë të takimit.
Dhe pse gjithçka dukej e lehtë në fillim, vendasit barazuan. Ishte Lautaro Martinez që u kujdes për t’i dërguar zikaltërit në avantazh drejt dhomave të zhveshjes.
Pjesa e dytë nisi me gol po nga Lautaro, që plotësoi dopietën personale. Udineze shënoi golin e dytë pak minuta para fundit të takimit, teksa nuk ia doli të marrë pikë në sfidën e Seria A.