Leipzig bindës ndaj Augsburgut të Rexhbeçajt

Futboll

Leipzig bindës ndaj Augsburgut të Rexhbeçajt

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2024 Në ora: 17:19
Leipzig

Leipzigut nuk përmbahet me gola, e deklason me rezultat 4:0 Ausgburgun, në kuadër të Bundesliga I.

Elvis Rexhbeçaj, reprezentues i Kosovës, është paraqitur nga minuta e parë për Augsburgun dhe u zëvendësua në minutën e 68-të.

Në minutën e 27-të Gouweleeuw i Augsburgut dështoi nga penalltia. Sesko (11' e 15'), Openda (46') e Simons (57') shënuan për fitoren e thellë të vendasve.

Pas javës së 5-të, Leipzig renditet në pozitën e 2-të me 11 pikë dhe Augsburgu në të 15-tin me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat