Leipzigut nuk përmbahet me gola, e deklason me rezultat 4:0 Ausgburgun, në kuadër të Bundesliga I.
Elvis Rexhbeçaj, reprezentues i Kosovës, është paraqitur nga minuta e parë për Augsburgun dhe u zëvendësua në minutën e 68-të.
Në minutën e 27-të Gouweleeuw i Augsburgut dështoi nga penalltia. Sesko (11' e 15'), Openda (46') e Simons (57') shënuan për fitoren e thellë të vendasve.
Pas javës së 5-të, Leipzig renditet në pozitën e 2-të me 11 pikë dhe Augsburgu në të 15-tin me 4 sosh.