Calcio & Finanza raporton se viti financiar 2023-2024 i Milanit përfundoi me një fitim neto prej 4.1 milionë euro.
Ky është viti i dytë radhazi që klubi e mbyll vitin financiar me fitim, pasi 12 muaj më parë regjistroi një fitim neto prej 6.1 milionë eurosh .
Të ardhurat e Milanit janë rritur gjithashtu në 457 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 13% krahasuar me 2022-2023 dhe një shifër rekord për klubin.
Kjo është pjesërisht për shkak të fitimit të kapitalit që rrjedh nga shitja fitimprurëse e Sandro Tonalit në Newcastle.
Rezultatet financiare të kuqezinjve janë veçanërisht mbresëlënëse kur merret parasysh se ata investuan mbi 100 milionë euro për të nënshkruar lojtarë të rinj gjatë dy dritareve të fundit të transferimeve, duke rritur gjithashtu koston e personelit të tyre me 8%, në 11 milionë euro, shkruan Football-italia.com