Arsenali ka triumfuar në minutat shtesë (4:2) ndaj Leicester Cityt, në takimin e javës së gjashtë në Premier League.
Lojë e fortë deri në minutën e fundit.
Vendasit e shfrytëzuan përparësinë e terrenit, ndërsa Leicester City i pafat.
Për Arsenalin realizuan Martinelli (20'), Trossard (45+1' e 90+4) e Havertz (90+10') dhe për Leicester Cityn Justin (47' e 63').
Goli i dytë ka qenë tejet atraktiv nga Justin duke goditur topin në ajër dhe e plasoi në shtyllën e djathtë, ku futet në rrjetë.
Manchester City kryeson me 24 pikë, pasojnë Arsenali me 14, Chelsea 13, Liverpool 12 pikë etj. ndërsa Leicester është në vend të 16-të me 3 sosh.