Josa: Nuk fitohet me fjalë, e kishim nën kontroll Apoloninë

Futboll

Josa: Nuk fitohet me fjalë, e kishim nën kontroll Apoloninë

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 19:13
Josa - djathtas

Besa merr një fitore dramatike në Fier duke mposhtur me përmbysje Apoloninë me rezultatin 1-2.

Fitorja erdhi vetëm në fund falë golit të mbrojtësit Jurgen Goxha që po bënte sulmuesin në fundin e sfidës. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Mirel Josa dha prononcimin e tij ku shprehet i kënaqur me fitoren.

“Jam i kënaqur që nga fillimi ku bëmë një gabim në qarkullim në mbrojtje. Kushtet e fushës ishin më mirë se në Lushnje, por nuk duhen bërë ato gabime. Kishim disa momente jo të mira, por më pas ruajtëm ekuilibrin. Apolonia mund të na ndëshkonte.

Ne barazuam shpejtë në pjesën e parë dhe në të dytën kishim Apoloninë në kontroll.

Mazrekaj ishte në pikëpyetje pasi ka pësuar një dëmtim dje. Kemi patur edhe probleme të tjera. Goxha ka bërë vetëm dje stërvitje. Lojtarët m’u përgjigjën dhe luajta me dëshirën e tyre. Nuk shkova me barazim, por ashtu si shkoi loja edhe barazimi del.

Ndeshja duhet fituar, por nuk fitohen me fjalë. Duhet pak logjikë dhe kthjellësi nga unë dhe futbollistët”, tha Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat