Cungu lë stadiumin pas humbjes

Futboll

Cungu lë stadiumin pas humbjes

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 19:16
Biba

Teuta ka fituar 0 me 1 në transfertën e vështirë të Laçit. 3 pikë për durrsakët, që u fituan në javën e 7-të me golin e Ledio Beqjas.

Zëvendës trajneri i Laçit Ardit Biba foli pas sfidës pasi Armando Cungu u largua nga stadiumi pas humbjes:

“Me ekipin e Laçit çdo gjë po shkon shumë mirë. Kemi një ngërç psikologjik. Me Cungun kemi punuar mirë, por mungon goli.

Në lidhje me ndërtimin e aksioneve, çdo trajner ka 3-4 formacione për t’i hedhur në fushë, ne kemi futbollin tonë. Idea të bëjmë futboll të bukur, jo vetëm 3 pikë. Për shkak të dëmtimit që kemi pësuar me Myrtjan, Lleshin, në momentin që t’i ndërron çdo herë stoperat nuk është gjë e mirë.

Dhe pjesa e arbitrimit ka ndikuar, dëmtimet, këto sjellin pjesën e problematikave. Futbolli është fat, nuk mund të shënojmë në çdo rast. Na duhet pak fat, duhet të besojmë. Kemi ekpi fantastik, duam të fitojmë ndeshjet po kemi nevojë për fat. Di të them se kur të rikthehet Laçi, do jetë nga ekipet më të vështira. Po punohet shumë çdo ditë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat