Skuadra e Bashkimi ka vazhduar serinë e fitoreve në ndeshjet si mysafirë. Kumanovarët të shtunën pasdite kanë triumfuar 0-1 ndaj Vardar Negotinës, duke e shënuar fitoren e katërt si mysafir.
Ndeshja e sotme i takonte javës së 6-të të Ligës së dytë të Maqedonisë.
Golin e fitores e shënoi Memetriza Hamza në minutën e 20-të të pjesë së parë.
Fantazisti i ri tetovar shënoi një gol fantastik me këmbën e majtë.
Arsimi ka pësuar humbje nga Sasa në Kamenicë me rezultat 2-1, duke ndrëprerë kështu serinë e rezultateve pozitive.
Renditjes tabelore pas javës së 6-të i prinë Bregallnica e Shtipit me 14 pikë, ndërsa Bashkimi e Makedonija GJP pasojnë me nga një pikë më pak. Arsimi e Kozhuvi kanë nga 12 pikë.
Rezultatet
Vardar N.-Bashkimi 0:1
Sasa-Arsimi 2:1
Skopje-Bregallnica 0:0
Pobeda-Ohrid 0:1
Novaci-Bellasica 0:0
Osogovo-Borec 1:0
Vardaski-Makedonija GJP 0:2
Kozuv-Detonit 0:0