Xhelil Abdulla: Tre pikët na duheshin patjetër

Futboll

Xhelil Abdulla: Tre pikët na duheshin patjetër

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 19:22
Xhelil Abdulla

Makedonija GJP iu është kthyer fitoreve.

Ata sot pasdite triumfuan në Bogdanci ndaj Vardarskit me rezultat 0-2, me dy golat në pjesën e parë të shënuar nga Hristov (penallti) dhe Razmoski.

Xhelil Abdulla flet për Open-TV pas fitores, duke shtuar se tre pikët ishin mëse të nevojshme.

“Pas dy ndeshjeve negative të gjithë ishim të koncentruar te sfida me Vardarskin, pasi fitorja na duhej patjetër. Kemi një ekip shumë kualitative. Dhe, mendoj se na mungonte realizimi, pasi krijojmë raste të shumta, po nuk mundemi ti ralizojmë, kurse në këtë ndeshje ia dolëm.

Besojë në ekipin tonë dhe jam i bindur se në fund të sezonit do të zëmë vendin e parë në tabelë, pasi ky është qëllimi i skuadrës”, deklaroi Xhelil Abdulla pas fitores së sotme.

“Tani fokusohemi te ndeshja e kupës me Bellasicën, shkojmë për fitore në Strumicë, nga se kemi ambicie edhe në garat e kupës që të shkojmë sa më larg”, shtoi Abdulla.

Renditjes tabelore pas javës së 6-të i prinë Bregallnica e Shtipit me 14 pikë, ndërsa Bashkimi e Makedonija GJP pasojnë me nga një pikë më pak. Arsimi e Kozhuvi kanë nga 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat