Mungon Mbappe, rikthehet Camavinga

Futboll

Mungon Mbappe, rikthehet Camavinga

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 19:23
Mbappe

Të dielën në orën 21:00, “Civitas Metropolitano” do të presë derbin: Atletico përballë Realit!

Në Madrid është ndeshja më e pritur e vitit.

Të dielën në orën 21:00 Civitas Metropolitano do të presë derbin: Atletico përballë Realit.

Një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, për vlerën absolute të ndeshjes por edhe sepse Los Blancos tashmë janë katër pikë pas Barcelonës. Carlo Ancelotti ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për këtë sfidë.

Lajmi i mirë për trajnerin italian është padyshim rikthimi i Eduardo Camavinga. Kylian Mbappé megjithatë mungon, siç u njoftua në konferencën për shtyp.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin y Fran González.

Mbrojtësa: Carvajal, Militão, Lucas V., Vallejo, Fran García, Rüdiger, Mendy y Jacobo.

Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Valverde, Modrić, Tchouameni, Arda Güler.

Sulmuesa: Vini Jr., Rodrygo, Endrick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat