Skuadra e Dritës ka fituar ndeshjen ndaj Dukagjinit, e treta me rradhë.
Një fitore e cila afron Dritën akoma më shumë drejt kreut të tabelës, duke parë që gjilanasit akoma nuk i kanë zhvilluar të gjitha ndeshjet.
Zekirija Ramadani pas ndeshjes për transmetuesin foli se çka e karakterizoi këtë takim.
”Sot pamë një luftë sportive nga dy palët, ku në dy momente arritëm të shënojmë dhe kjo është përvoja e skuadrës, gjithçka sot ishte nën kontrollin tonë nga minuta e parë e deri në fund, çdo fitore rrit vetëbesimin, entuziazmin, mobilizimin, por më e mira është konkurenca që kemi” citoi Zekirija Ramadani për Art Sport.