Ramadani: Duhet të jemi me këmbë në tokë, është vetëm fillimi

Futboll

Ramadani: Duhet të jemi me këmbë në tokë, është vetëm fillimi

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 19:34
Zekirija Ramadani

Skuadra e Dritës ka fituar ndeshjen ndaj Dukagjinit, e treta me rradhë.

Një fitore e cila afron Dritën akoma më shumë drejt kreut të tabelës, duke parë që gjilanasit akoma nuk i kanë zhvilluar të gjitha ndeshjet.

Zekirija Ramadani pas ndeshjes për transmetuesin foli se çka e karakterizoi këtë takim.

”Sot pamë një luftë sportive nga dy palët, ku në dy momente arritëm të shënojmë dhe kjo është përvoja e skuadrës, gjithçka sot ishte nën kontrollin tonë nga minuta e parë e deri në fund, çdo fitore rrit vetëbesimin, entuziazmin, mobilizimin, por më e mira është konkurenca që kemi” citoi Zekirija Ramadani për Art Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat