Barcola në 6 ndeshje shënon po aq gola

Futboll

Barcola në 6 ndeshje shënon po aq gola

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 19:46
Barkola

Kilian Mbape është thjesht një kujtim i bukur në “Parkun e Princave”, pasi tifozët e PSZH-së kanë një idhull të ri, Barkola.

Sulmuesi francez po kalon një moment fantastik duke udhëhequr ekipin e Luis Enrkes që u rikthye shpejt te fitorja përballë Renit me rezultatin 3-1.

Në minutën e 30-të, Barkola me një goditje shumë të bukur kaloi PSZH-në në avantazh.

Në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, Barkola me një goditje thuajse identike gjeti shtyllën pingule, por topi i kthyer në qendër u shfrytëzua nga Lee Kang që me kokë e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë.

PSZH nuk e uli ritmin dhe në minutën e 68-të, Hakimi futi në zonë një assist perfekt për Barkola, me këtë të fundit që e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë duke trefishuar shifrat. Ky ishte goli i tij i 6-të këtë sezon.

Reni ngushtoi shifrat në të 75-të, por vetëm kaq, pa mund të riktheheshin në lojë, me PSZH që rimerr kreun në kuotën e 16 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat