Granit Xhaka fantastik, asiston në barazimin e madh ndaj Bayern Munihut

Futboll

Granit Xhaka fantastik, asiston në barazimin e madh ndaj Bayern Munihut

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2024 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja

Kampioni në fuqi gjerman, Bayer Leverkusen, ka barazuar në udhëtim, me rezultat 1:1 me liderin Bayern Munihu.

Granti Xhaka ka luajtur titullar dhe ka bërë lojë shumë të mirë, duke asistuar në golin e epërsisë.  

Futbollist Granit Xhaka me lëvizje mjeshtërore ka pasuar deri të Andrich i cili nga rreth 20 metra shënoi në këndin e poshtëm të djathtë të portierit Neuer, 0:1 në minutën e 31-të. 

Kjo epërsi nuk zgjati shumë ngase vendasit kundërpërgjigjen dhe realizojnë përmes Pavlloviq në minutën e 39-të.

Pjesa e dytë kaloi në zotërim të bavarezëve, ku qëlluan shtyllën dhe tërthorësen në minutën e 48-të. Futbollistit Serge Gnabry ishte i pafat dhe kampioni në fuqi me fat.

Bayerni ishte më kërkues por nuk i shfrytëzuan rastet, ndërsa Bayer Leverkuseni u mbajt mirë dhe ka importuar pikë të madhe nga stadiumi “Allianz – Arena” në Munih.    

Pas javës së pestë në Bundesliga I, Bayerni kryeson me 13 pikë e ka 3 më shumë se Bayer në pozitën e tretë. Pas katër fitoreve rresht, Bayerni ndalet në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat