David shënon het-trik, Zhegrova asiston!

Futboll

David shënon het-trik, Zhegrova asiston!

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2024 Në ora: 20:58
Zhegrova

Lille nuk ka treguar mëshirë ndaj Le Havre-s. 

Vendasit nuk kishin forcë të ndalin Lille-n, duke pësuar humbje me rezultat 3:0. 

David ka realizuar het-trik në minutën e 23-të, 35-të e 79-tën. 

Në golin e tretë ka asistuar Edon Zhegrova që sot dëshmoi lojë të mirë dhe u paraqit nga minuta e parë. 

Zhegrova është zëvendësuar në minutën e 85-të.

Gomes në minutën e 90+5 dështoi nga penalltia, për të thelluar fitoren e Lilles.

Pas javës së 6-të në kampionatin francez, Lille renditet në pozitën e 4-të me 10 dhe Le Havre në të 13-ti me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat