Dinamo e Zagrebit triumfoi me rezultatin 5-1 në derbin ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ku u aktivizuan titullarë plot 3 futbollistë shqiptarë.
Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi në radhët e Dinamos dhe Fetai Feta të Lokomotiva.
Vlen të theksohet fakti se Ademi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të, duke ngritur shifrat në 3-0 për skuadrën e tij.
Baturina, Petkoviç dhe Torrente me dopietë, ishin autorët e tjerë të golave. Hoxha dhe Ademi qëndruan në fushë 63 minuta, ndërkohë që Feta u aktivizua gjatë gjithë takimitl.