Dejvi Bregu: Topi i Artë? Më mirë titullin kampion me Dinamon

Futboll

Dejvi Bregu: Topi i Artë? Më mirë titullin kampion me Dinamon

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 22:12
Dejvi Bregu

Dinamo mori një fitore dramatike përballë Vllaznisë duke përmbysur rezultatin në sekondën e fundit. Itodo dhe Bregu ishin autorët e golave që i japin 3 pikë të arta bluve të cilët tani renditen në zonën Final Four. Në përfundim të ndeshjes, autori i golit të fitores foli për mikrofonin e RTSH Sport.

“Dush i ftohtë nga Daja? Për momentin jo, të shohim pas analizës. Duke parë si shkoi ndeshja, pas kartonit të kuq u rrit besimi. E kishim në kontroll dhe kishim besim për fitoren. Fat që e arritëm.

Duhet të futëm më shumë nga qendra për të goditur? E drejtë, por nuk jam në maksimumin tim nga ana fizike. Në zonat e qendrës mund të bëhem i rrezikshëm me asiste dhe gola.

Sa gola do shënoj? Po arrita golat që shënova me Teutën, 16-17 gola, do të jetë statistikë shumë e mirë për mua. Por, e rëndësishme është të ndihmoj ekipin me pikë.

Topi i Artë? Do doja më shumë kampionatin me Dinamon”, tha Bregu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat