Atalanta e Gjimshitit barazon në fund

Futboll

Atalanta e Gjimshitit barazon në fund

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2024 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Bologna ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Atalantës.

Futbollisti Castro në minutën e 46-të shënoi për vendasit  dhe Samarxhiq në atë të 90-të për Atalantën.

Bologna plot 38 minuta mbetet pa një futbollist, pasi që Lucumi është përjashtuar direkt me karton të kuq në minutën e 52-të. 

Berat Gjimshiti, reprezentues i Shqipërisë, është paraqitur titullar për Atalantën.

Pas javës së 6-të në Serie A, Bologna është në vend të 9-të me 7 pikë dhe Atalanta në të 10-tin me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat