Gjilani gati për sfidën me Prishtinën

Futboll

Gjilani gati për sfidën me Prishtinën

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 22:43
Lojtarët e Gjilahit

Është realizuar edhe seanca e fundit stërvitore e Gjilanit para duelit kampional ndaj FC Prishtinës, i vlefshëm për xhiron e shtatë në Albi Mall Superligë.

"Atmosferë dhe ritëm brenda skuadrës gjatë gjithë javës që kanë punuar intensivisht në fushën ndihmëse.

Gjithë grupi pritet të jetë në dispozicion të kryetrajnerit Ardian Nuhiu dhe të gjithë janë të gatshëm për lojë.

Përballja ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës zhvillohet të dielen më 29 Shtator në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Ky takim fillon nga ora 15.00", - ka njoftuar SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat