Osasuna i shkakton humbjen e parë e të thellë Barcelonës

Futboll

Osasuna i shkakton humbjen e parë e të thellë Barcelonës

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2024 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Një humbje që do të mbahet gjatë në kujtesën e Barcelonës. 

Osasuna i ka shkaktuar humbje të thellë me rezultat 4:2 Barcelonës, në takimin e javës së 8-të të kampionatit spanjoll. 

Duhet veçuar golin e minutës së 85-të, futbollisti Bretones shënoj në këndin e majtë. 

Ai goditi nga rreth 19-20 metra për rezultatin 4:1.

Golat tjerë i realizuan Budimir (18' e 72' -nga penalltia), Zaragoza (28'). 

Victor ka shënuar në minutën e 53-të e Yamal në atë të 90-tën.

Yamal ka realizuar eurogol nga rreth 20 metra në këndin e epërm të majtë të Osasunës pikërisht në minutën e 90-të, për rezultatin 4:2. 

Talenti Yamal është aktivizuar në minutën e 59-të por nuk bëri kthesën në lojën e liderit spanjoll.

Barcelona pas shtatë fitoreve rresht, ka pësuar humbjen  e parë. Barcelona kryeson me 21 pikë dhe Osasuna renditet në vend të gjashtë me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat