Cake: Presim që të fitojmë 

Futboll

Cake: Presim që të fitojmë 

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 23:03
Klisman Cake

Mbrojtësi i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake, ka folur për mediat në konferencën për shtyp para ndeshjes së xhiros së 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, të dielën me Vardarin në Tetovë.

Përballja luhet në stadiumin e qytetit me fillim në orën 14:00. 

“Është një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne, e presim me atmosferë të mirë dhe presim që të fitojmë. E dimë të gjithë lojtarët, i gjithë qyteti çfarë rëndësie ka kjo ndeshje për ne, është derbi dhe duhet të japim maksimumin.

E dimë se publiku do të jetë në numër të madh dhe presim mbështetje të fortë. Uroj mos bien pre e provokimeve që mundohen gjithmonë të na bëjnë neve, si bredna ashtu edhe jashtë fushe. Të na mbështesin dhe të arrijmë të fitojmë, sepse e vetmja mënyrë për të na ndalur janë provokimet”, tha Cake.
Mesazhi për publikun…

Klisman Cake:, shprehet: “Po, pak a shumë është një mesazh që të jenë të bazuar vetëm te ne, t’i injorojmë provokimet që mund të vijnë nga palët tjera. Të fokusohen vetëm te ne, për të fituar ndeshjen dhe të festojmë së bashku".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat