Otrant olimpik mposhtet në fund, Deçiqi -8 pikë larg liderit 

Futboll

Otrant olimpik mposhtet në fund, Deçiqi -8 pikë larg liderit 

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2024 Në ora: 23:12
Otrant olimpik

Otrant olimpik nga Ulqini zhgënjeu duke pësuar humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Bokeli i Kotorrit.

Ndeshja është luajtur në stadiumin e Petrovacit.

Për Otrant olimpik realizoi Balsha Mrvaljeviq (76) dhe për udhëtuesit Bogdan Rasho (25’), Dejan Pepiq (90+5’ – nga penalltia).

Pas javës së nëntë në elitën e futbollit malazez, Buduçnosti kryeson me 23 pikë, ndërsa Deçiqi renditet i dyti me 15 sosh dhe Otrant olimpik është në të tetin me 9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat