Otrant olimpik nga Ulqini zhgënjeu duke pësuar humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Bokeli i Kotorrit.
Ndeshja është luajtur në stadiumin e Petrovacit.
Për Otrant olimpik realizoi Balsha Mrvaljeviq (76) dhe për udhëtuesit Bogdan Rasho (25’), Dejan Pepiq (90+5’ – nga penalltia).
Pas javës së nëntë në elitën e futbollit malazez, Buduçnosti kryeson me 23 pikë, ndërsa Deçiqi renditet i dyti me 15 sosh dhe Otrant olimpik është në të tetin me 9.