Tjetër paraqitje dinjitoze për Berat Gjimshitin me fanellën e Atalantës.
Mbrojtësi i Kombëtares, ishte një nga më të mirët në fushë për bergamaskët, në barazimin 1-1 që zikaltrit regjistruan në transfertë ndaj Bolonjës.
Gjimshiti është titullar i padiskutueshëm tek Atalanta, teksa u vlerësua me notën 7.4 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
Shqiptari regjistroi plot 47 pasime të sakta, si dhe fitoi 9 duele me kundërshtarët. Gjithashtu Gjimshiti bllokoi 2 gjuajtje të rrezikshme dhe ndërpreu 4 herë aksionet e Bolonjës.