Barcelona u befasua mbrëmë si mysafir e skuadrës së Osasunas, duke u njoftuar me humbjen e parë në kampionat.
Skuadra katalanase u mposht me rezultat 4-2, duke i dhënë fund startit perfekt të tyre prej 7 fitoreve pas 7 ndeshjeve të para të këtij sezoni.
Pas humbjes, Hansi Flick ka marrë përgjegjësinë e tij të plotë për këtë dështim, duke thënë se ai i bëri gabimet.
“Nëse doni të fajësoni dikë, më fajësoni mua. Unë i bëra gabimet. I shfrytëzova tepër lojtarët dhe tani na duhej t’i pushonim ata”.
“Kemi shumë lojtarë të lënduar, por pa justifikime. Nëse shikoni skuadrën tonë për momentin, ne kemi vetëm tre mesfushorë dhe një mbrojtës që luan si mesfushor. Nuk është e lehtë, por ne e pranojmë”, është shprehur Flick.