Morata qetëson milanistët: Asgjë serioze, u zëvendësova për të mos rrezikuar

Futboll

Morata qetëson milanistët: Asgjë serioze, u zëvendësova për të mos rrezikuar

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 09:10
Alvaro Morata

Fjalët e para nga kampi kuqezi pas suksesit kundër Leçes erdhën nga Alvaro Morata, i cili foli për “Sky”.

Spanjolli ishte në dyshim për ndeshjen për shkak të bursistit, por Paulo Fonseka vendosi të rrezikonte gjithsesi.

Sulmuesi hapi ndeshjen kundër Leçes, më pas doli i dëmtuar në minutën e 55-të, i zëvendësuar nga Loftus-Çik. Ka qenë vetë 31-vjeçari që ka komentuar gjendjen e tij fizike duke deklaruar se: “Jam mirë, jam pak i lënduar, por asgjë serioze.

Nuk kam qenë në turne më skuadrën, nuk kam bërë shumë stërvitje dhe dëmtime të tilla janë deri dikur normale. Që tani po ndihem mirë dhe dalja ime nga loja ishte vetëm një masë paraprake për të mos rrezikuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat