Lëndimi i Harry Kane mund të jetë serioz

Futboll

Lëndimi i Harry Kane mund të jetë serioz

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 09:57
Harry Kane

Vincent Kompany shpreson se dëmtimi i kyçit të këmbës së Harry Kane nuk është serioz pasi sulmuesi i Bayern Munichut u lëndua  gjatë lojës së  barazimit 1-1 kundër Bayer Leverkusen.

Kapiteni i Anglisë, Kane, u zëvendësua në minutën e 86-të të ndeshjes së Bundesligës të shtunën, pasi u kap nga Amine Adli dhe dukej se ishte në siklet.

Skuadra e Bayernit të Kompany-t udhëton të mërkurën për t’u përballur me Aston Villa në Ligën e Kampionëve.

“Unë nuk jam mjek, por shpresoj se nuk është asgjë serioze. Është ende herët për të thënë. Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për të mërkurën”, tha menaxheri i Bayern për Sky Sport, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat