Humbje që dhemb

Futboll

Humbje që dhemb

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 11:58
Flick

Barcelona pësoi humbjen e parë në La Liga këtë sezon, pasi që u mund në transfertë nga Osasuna me rezultat 2-4. Pavarësisht humbjes, skuadra katalanase do të mbetet kryesuese e tabelës edhe pas ndeshjes së tetë, por debakli në Pamplona nxori në sipërfaqe të gjitha problemet me të cilat përballet skuadra katalonase.

Trajneri Flcik vendosi të pushojë disa nga lojtarët kryesor, sepse ata kanë një ndeshje në Ligën e Kampionëve, dhe ndeshja e mbrëmshme ishte e katërta në vetëm 9 ditë. Prandaj eksperti gjerman mori përgjegjësinë pas humbjes.

“Duhet ta pranojmë këtë disfatë, nuk luajtëm mirë. Nëse kërkoni një fajtor, më fajësoni mua, kam bërë gabime, por është përgjegjësia ime të mbrojë lojtarët, sepse disa prej tyre luajtën shumë minuta. Janë të sforcuar tepër dhe për këtë ne u desh t’i pushonim sot dhe nuk ka zgjidhje tjetër. Megjithatë, nuk e prisja që të luanim kështu, edhe pse mendoj se jemi në rrugën e duhur”, tha Flik.

Barcelona aktualisht ka tetë lojtarë të lënduar, kryesisht anëtarë të formacionit kryesor.

Për shkak të kësaj, Flik duhej të bënte eksperimente, kështu që Erik Garsia luajti në mesfushë edhe pse është mbrojtës dhe Inaki Penja ishte titullar në portë për herë të parë. Deri në pushimin për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Barcelona do të jetë në transfertë, te Alaves, i cili së fundmi shënoi dy herë në portën e Realit në Madrid në disfatën 2-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat