Bajer Leverkuseni u largua me një pikë nga transferta e vështirë kundër Bajernit të Mynihut.
Një barazim (1:1) që ka lënë të kënaqur trajnerin e kampionëve në fuqi të Bundesligës. Xabi Alonso ka deklaruar pas ndeshjes se ndeshja e djeshme ishte tejet e vështirë, prandaj duhet t’i gëzohet kësaj pike të fituar.
“Ishte e vështirë. Ne gjithashtu morëm një barazim këtu sezonin e shkuar, por ishte e vështirë.
Ata nuk të japin shumë shanse për të marrë frymë. Duhet të ishim shumë të disiplinuar dhe të sakrifikonim. Jam krenar për skuadrën. Jam i lumtur me pikën”, ka deklaruar Xabi Alonso.