Osmani: Ndeshje ku nuk duhet të gabojmë 

Futboll

Osmani: Ndeshje ku nuk duhet të gabojmë 

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 12:25
Pamje nga një ndeshje

Kryetrajneri i Struga Trim Lum, Qatip Osmani, e ka më së të qartë se do të jetë vështirë me Gostivarin, lider në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja luhet sot në orën 14.00 në Strugë.

“Ndeshje derbi, ndeshje ku nuk duhet të gabojmë.

Pas këtyre rezultateve të fundit edhe neve si staf, por edhe lojtarët nuk ndjehemi mirë, mirëpo shpresojmë se pikërisht nesër do të ndodh ajo kthesa dhe se do të lidhim një seri të rezultateve pozitive”, tha Osmani. 

“Do të jetë paraqitja e parë në Strugë për Marjan Mlladenovskin këtë edicion, i cili na ka referuar 5 herë nga ngritja e tij në listën e arbitrëve në Ligën e Parë.

Fitore ndaj Bregallnicës (1:0), AP Brera (3:1) dhe Gostivarit (1:0), barazim 2:2 ndaj Bregallnicës dhe disfatë 2:1 nga Boreci.

Në anën tjetër Gostivari nuk mund të krenohet me ndonjë fitore nën vëzhgimin e tij, pasi në 6 ndeshje që ju ka referuar atyre, skuadra nga Pollogu ka regjistruar dy disfata dhe katër barazime, përfshirë këtu edhe barazimin e këtij edicioni kundër Tikveshit në Kavadar”, ka njoftuar FC Struga.

Ndeshja derbi midis Struga Trim Lum dhe Gostivarit do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në ora 14:00.

Arbitër kryesor: Marjan Mlladenovski

Asistentë: Dejan Kostadinov, Kristijan Xhonov
Arbitër i katërt: Krumisllav Gjorgiev
Delegatë: Dragan Bllazhovski
Kontrollues: Bllagoj Shuklev

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat