Musiala heziton

Futboll

Musiala heziton

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 12:35
Jamal Musiala

Jamal Musiala, një nga profilet më tërheqës për ato skuadra që kërkojnë të përforcojnë organikën e tyre me një emër të talentuar.

Për momentin tregu i transferimeve është i mbyllur dhe është e vështirë të besohet se në afatin kalimtar të ardhshëm dimëror ai mund të mendojë edhe largimin nga Bayern në mes të sezonit.

Kontrata e tij me bavarezët zgjat deri në vitin 2026, ndërkohë që lojtari i lindur në vitin 2003 bëri bujë me deklaratat e tij për të ardhmen në intervistën e dhënë për The Guardian. “Unë nuk kam një plan apo diçka të tillë.

Mundohem të mendoj shumë paraprakisht se ku dua të shkoj, sepse situata mund të ndryshojë nga një vit në tjetrin ose nga muaji në tjetrin”, zbuloi ylli i bavarezëve. Duke shtuar për të ardhmen e tij: "Nuk e di. Jam i hapur për gjithçka, por jam shumë i kënaqur me këtë ku jam tani".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat