Milan-i po mendon të marrë një tjetër Van Bommel në Milanello.
Këtë herë bëhet fjalë për Ruben, sulmues 20-vjeçar holandez dhe djalë i Mark, ish-mesfushor i Djallit dhe sot trajner.
I riu Van Bommel luan tek AZ Alkmaar dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës.
Megjithatë, Milan-i mund të shfrytëzojë miqësinë mes Ibrahimovic dhe Van Bommel për ta marrë në Milano.