Edhe pse pritej ta bënte këtë javën e kaluar, pas humbjes në derbin ndaj River Plejtit, Diego Martinez dha dje dorëheqjen si trajner i Boka Juniors.
Vendimi i morr pas humbjes nga Belgrano, pas së cilës Boka Juniors ra në pozitën e 12-të në kampionatin argjentinas, me mundësi të fundosjes më tej, sepse mund ta kalojnë edhe katër skuadra të tjera.
Me këtë humben të gjitha gjasat për titull, pasi në gjysmë të kampionatit Boka Juniors ka 12 pikë më pak se kryesuesi Velez, i cili ka edhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Dorëheqjen time e kam paraqitur pasi kam biseduar me drejtuesit dhe më pas me lojtarët.
Falënderoj klubin dhe presidentin për besimin e tyre tek unë, besoj se në këtë moment, përveç ndjenjës se të gjithë jemi fajtorë, më së miri është që unë të largohem nga pozicioni dhe djemtë t’i mbijetojnë këtij momenti. Kërkoj falje dhe faleminderit për atë që djemtë më kanë dhënë në këto nëntë muaj”, tha Martinez në konferencën për shtyp.
Boka Juniord ka pasur një efekt katastrofik në ndeshjet jashtë fushe këtë sezon pasi ka humbur nëntë nga dhjetë ndeshje deri më tani.